Për të nëntën herë prej krijimit të tij fondacioni Adris u dha grante që arrijnë vlerën mbi 3.000.000 HRK (rreth 391.450 EUR) projekteve që u përkasin këtyre kategorive: Shkencë, trashëgimi, ekologji dhe kreativitet. Fondacioni Adris po ashtu dhuroi bursa për studentët e jashtëzakonshëm të shkollave të mesme, universitetit, atyre në studimet e magjistraturës, studimet post-diplomike, trajnime shkencore dhe studentëve në studime post-doktorale.
Fondacioni dhuroi 100.000 HRK (rreth 13.045 EUR) Caritas-it kroat si ndihmë direkte me qëllim zgjidhjen e krizës së migrimit në territorin kroat.
Burim: mojefinancije.com