Një aktivitet interesant "Fëmijët për fëmijët" është organizuar nga Rezidenca Kodra e Diellit 2, në bashkëpunimin me Fondacionin Down Syndrome Albania. Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit ndaj sindromës Down, dhjetëra fëmijë të talentuar kanë krijuar piktura me temë “Shtëpia e ëndrrave tuaja”.

Markel Capo, piktori vullnetar që ndihmon fëmijët e qendrës shprehet se talentet e tyre në arte e pikturë duhen nxitur që herët.

“Fëmijët me Down syndrome janë të prirur drejt artit, është mirë që të merresh që në fillim si dhe terapitë që ti kapësh që të vegjël fëmijët që të arrish dicka”.

Drejtoresha e Fondacionit Emanuela Pepkola, dhe Menaxherja e Marketingut Fjoralba Barjami, gjatë çeljes së aktivitetit i kanë ftuar pjesëmarrësit në festë të kontribuonin me blerjet e qeramikave. Pikturat mahnitëse në qeramikë,shiten të gjitha për fëmijët me sindromën down.