Në ngjarjen që u mbajt më 28 qershor në Kafe Barin Gallery në Ohër, fondet u ngritën për strehimin e Rocky, përpara se ai të dërgohej në Gjermani për adoptim.
Në këtë rast, përveç ngritjes së fondeve përmes porosisë së pijeve nga ora 10 deri në orën 23, pati edhe një stendë me vepra artistike, shitjet e të cilëve ishin të destinuara gjithashtu për të siguruar një jetë më të bukur dhe më të lumtur për Rocky!
Në këtë ngjarje u mblodhën 6.500 MKD (rreth 105.69 EUR), një shumë që është më shumë se gjysma e kërkuar për strehimin tre mujor të Rocky në Veles, përpara se të shkonte për në Gjermani për adoptim.
Ne jemi më shumë se të lumtur për të njoftuar këtë aksion për një jetë më të mirë të kafshëve të rrugës dhe jemi shumë të lumtur që ka ende njerëz që sinqerisht ndihmojnë dhe kujdesen për to!
Burim: http://www.ohridnews.com