Miranda Toplana nga Malisheva është diagnostikuar me leukemi akute dhe duhet trajtim urgjent për shërim jashtë vendit. Duke qenë se familja e saj nuk ka mundësi të paguajë për trajtimin e vajzës, me datë 28 Janar, në sallën e Kulturës në Malishevë do të mbahet me koncert humanitar në të cilin do të marrin pjesë shumë artistë të mirënjohur. Hyrja në këtë koncert do të kushtojë 2 EUR dhe gjithë të ardhurat do të shkojnë për shërim të Mirandës.
Burim: gazetablic.com