Edicioni i pestë I festivalit të filmit për njerëzit me aftësi fizike të kufizuara do të mbahet në datat 16-18 Shtator, organizuar nga shoqata Partner Humanitarian nga Banja Lluka dhe me mbështetjen e Ministrisë së arsimit dhe kulturës të Serbisë. Mbi 20 filma do të jipen tek qendra kulturore Arie Livne në Banja Lluka me tema për njerëzit që kanë lloje të ndryshme të aftësive të kufizuara. Përveç filmave, të pranishmit do të mund të shohin "sit-down" komendianin Jasmin Dzemidic i cili, nga përvoja personale dhe me anë të situatave komike, do të paraqesë pozitën e personave me aftësi të kufizuara në Bosnje dhe Hercegovinë.
Burim: facebook.com