Sot, me 31 Janar në Teatrin Oda në Prishtinë, në ora 17:30 mbahet edicioni i 41 i BarCamp Prishtina. Ky edicion mbahet në kuadër të Projektit “Vullnetarizëm për Ndryshim - Promovimi i vullnetarizmit dhe qytetarisë aktive në Kosovë” – i cili vjen si bashkëpunim i Institutit Demokraci për Zhvillim, IPKO Foundation dhe Ambasadës Britanike në Kosovë.

Edicioni i 41 i BarCamp Prishtina do të ketë në fokus gjerat që më së miri tregojnë për ngrohtesinë dhe bukurinë e shpirtit njerëzor – iniciativat dhe punën bëmirëse. Shpesh, mënyra më e mirë për të shpërblyer dikë që bën punë vullnetare është një vlerësim nga zëmra nga ata të cilët përfitojnë nga këto veprime, por gjithashtu duke ditur se jeta e dikujt është përmirësuar dhe ndryshuar nga një veprim I thjestë por më qëllim të mirë.

Audienca e BarCamp Prishtina do të ketë rastin të dëgjojë historitë e disa vullnetarëve dhe veprimet e tyre të cilat dretpërdrejtë kanë prekur shumë sfera jetësore dhe kanë ndryshuar jetën e njerëzve dhe familjeve përfituese.

Folës në këtë edicion do të jenë: Jeta Berisha – vullnetare active e cila është marrë me organizimin e shumë iniciativave bamirëse, Vigan Jashari: vullnetar tëk “Inxhinjerët pa Kufinj” si dhe Floranda Morina: Vullnetare active nga OJQ “The Ideas Partnership”. BarCamp Prishtina është i hapur për të gjithe ata që dëshirojnë të jenë “Vullnetarë për Zhvillim”.