Pas 2 muajve të zhvillimit të suksesshëm të aktivitetit përgjatë verës, Teshavesha tashmë gjendet në hapësirë më të madhe me shije të re të veshjes.

Me përkrahjen e kreatoreve të mirënjohura të modës si Besë, Drenusha Xharra dhe Yllka Brada, Teshavesha do të organizojë javën e modës, ku do të dhurojnë koleksionet e tyre me çmime simbolike.

Dyqani i bamirësisë “second hand” Teshavesha është hapur në Korrik të këtij viti nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë. Në këtë dyqan bamirësie, anëtarët e komunitetit kanë mundësinë të dhurojnë rroba për burra, gra dhe fëmijë, lodra, dekorime të vogla shtëpie, dhe aksesorë që do të shiten me çmime simbolike që të gjenerojnë të hyra për mbështetjen e programeve të AMC-së. Në të njejtën kohe, ky dyqan punëson gratë e margjinalizuara.