Të gjitha kontributet e mbledhura dhe të gjitha të hyrat nga çmimi i pjesmarrjes në garën humanitare të këtij viti prej 5 kilometrash, do të dhurohen për djaloshin gjashtë-vjeçar Nevio Kresic nga Dubrovniku. Kjo garë tradicionale për ngritje fondesh është pjesë e Ditës së Vrapuesëve – Du Motion në Dubrovnik, që u mbajt në Dubrovnik të Dielen më 30 Prill. Pothuajse 900 pjesmarrës vrapuan përmes Fortesës së vjetër të Dubrovnikut dhe ndihmuan të mblidhen 74.125 HRK (rreth 10.000 EUR) për trajtimin mjeksorë të Nevios së vogël. Nevio ka Xhuxhizëm primordial osteodysplastik mikrocefalik të tipit II dhe ka nevojë për trajtim mjeksor të vazhdueshëm.