Banka e Ushqimit në Mal të Zi dhe Zharko Vuçiniç, njohur si shef Zharko, i kanë bashkuar forcat për të lehtësuar gjendjen e vështirë të familjeve që jetojnë në varfëri të skajshme dhe bërjes së festës së Pashkës për ta një ditë të gëzuar. Ata pregatitën ushqime 38 familje në nevojë ekonomike nga Podgorica, siguruan një vakt ushqimi në të cilin mund të llograritnin për të ndjerë atmosferën festive të Pashkës.
Fillimisht vunë si objektiv pregatitjen e ushqimeve për së paku 30 familje, por falë zemërgjerësisë dhe përgjigjes së qytetarëve dhe kompanive me përgjegjësi të lartë sociale të cilat dhanë kontribute, objektivi i këtij aksioni u tejkalua dhe ushqimet për 38 familje u pregatitën dhe u shpërndanë. Kontribut për lavdatë u dha nga shef Zharko, zemërgjerësia, përfshirja, përkushtimi dhe aftësitë e të cilit përdorën produktet në dispozicion për të gatuar ushqime të shijshme, të shëndetshme dhe të denjta për festën e Pashkës.
Burim: http://www.dan.co.me