Luka Holjevac dhe gruaja e tij Julija janë shumë të planifikues dasmash shumë të suksesshëm dhe pronarë të katër lokaleve në Osijek dhe Belisce. Fatmirësisht, biznesi i tyre po ecën shumë mirë, prandaj kohëve të fundit për disa muaj me radhë, ata kanë sjellur ushqimin e mbetur nga dasma tek Asociacioni Rijeka ljubavi nga Osjeku. Me miratim të “ çiftit të sapomartuar” disa pako të mbushura më lloje të ndryshme të ushqimeve, perimeve dhe ëmbëlsirave u janë shpërndarë familjeve me kushte të vështira ekonomike.
Fatkeqësisht sezona e dasmave ka përfunduar dhe dasma e fundit për këtë vit ka qenë të Dielën me 6 Nëntor. Znj. Stefica Čučak, kryetare e Asociacionit Rijeka Ljubavi, ka shprehur edhe një herë mirënjohjen e saj për Juljan dhe Lukan dhe gjithashtu shpresën e saj për vazhdimin e këtyre përpjekjeve bamirëse.
Burim: http://www.rijekaljubavi.hr