Të shtunën me datë 29 Nëntor, dyqani i ëmbëlsirave Mali Princ, portali Detinjarije dhe mysafiri special Nenad Gladic i njohur si Lepi Brka morrën pjesë në fushatën humanitare të iniciuar nga Dubravka Bjelogrlic e cila jeton në Zelandë të Re për të ngritur fonde duke shitur ëmbëlsira të përgatitura nga Lepi Brka, dyqani Mali Princ dhe kushdo që donte të merrte pjesë duke bërë ëmbëlsira për trajtimin mjekësor të Predrag Durdekanoviqit të vogël nga Pançeva i cili vuan nga epilepsia dhe paraliza e trurit. Falë atyre që ndihmuan, Peda tani ka më shumë shance të fillojë të ecë dhe të bëhet futbollist, ëndrra e tij e madhe! Të dëshirojmë gjithë të mirat, Peda!