Ohridska Banka Societe Generale dhuroi mjete për mbështetjen e një grupi të rinjsh shpatarë me sindromë Down të cilët janë duke praktikuar këtë sport për disa vite me radhë tashmë, në klubin e shpatarëve Eskrim. Duke dhuruar 100.000 MKD (rreth 1.600 EUR), Ohridska Banka do të ndihmojë në përmirësimin e kushteve të trajnimit për këta të rinj, por edhe në rritjen e vetëdijes qytetare rreth nevojave dhe rëndësisë së përfshirjes së njerëzve me sindromë Down në shoqëri.
Ky donacion nga Ohridska Banka erdhi si rezultat i pjesëmarrjes së tridhjetë e katër punëtorëve të bankës në maratonën e sivjetme të Shkupit duke dedikuar pjesëmarrjen e tyre në garën 5 kilometërshe fëmijëve me sindromën Down, të cilët ushtrojnë në klubim e shpatarëve Eskrim.
Burim: bankarstvo.mk