Çifti i sapomartuar, Milena Spasovska Kolevska dhe  Denis  Spasovski kanë bërë një gjest të madh human. Këta të rinj u thanë të ftuarve në ftesat e dërguara të dasmës që mos të sjellin lule siç është zakoni, por të dhurojnë para për klientët e Qendrës për kujdesin e njerëzve  me aftësi të kufizuara intelektuale Poraka Nasha (Mesazhi jonë) nga Kumanova.