Ekipi i Ohridska banka Societe Generale Group këtë vit ka marrë pjesë në Wizz Air Marathon në Shkup. Punëtorët po vraponin me motivimg të lartë për të përfunduar garën, sepse për çdo kilometër, ata dhuruan 550 MKD (rreth 8.94 EUR) për anëtarët e Shoqatës për të verbërit dhe njerëzit me shikim të dëmtuar. Vlera e përgjithshme e donacionit ishte 100.000 MKD (rreth 1.626 EUR). 


Fondet do të përdoren për materialet shkollore, pajisje të ndryshme specifike dhe ndihma të tjera kompensuese të nevojshme për rritjen e pavarësisë së njerëzve të verbër në jetën e përditshme. 

Gjithashtu, kjo garë është pjesë e programit “Koha për përgjegjësi sociale” e Ohridska Bank Societe Generale si pjese e programit ndërkombëtarë të Societe Generale Group, në të cilin punëtorët vullnetarisht kalojnë kohën e tyre në aktivitete sportive, humanitare dhe edukative.