Disa prej jush e kujtojnë fushatën e mbajtur vitin e kaluar, të quajtur Dita për limonadë (Dan za limunadu) e qendrës Drop-in në Beograd dhe qendrës për integrim rinor. Ideja për të lindi falë një vajze e cila bëri limonadë për shoqërinë dhe të afërmit e saj dhe në këtë mënyrë mblodhi para për qendrën Drop-In. Qendra e mirëpriti këtë ide dhe vendosi të caktojë një datë për limonadë çdo vit!
Vitin e kaluar, 52 kafiteri dhe lokale morrën pjesë në fushatë ku i hapën dyert dhe dhuaran gjithë paratë nga limonadat e shitura atë ditë për Qendrën. Ne zbuluam se e njejta ngjarje humanitare do të bëhet edhe këtë vit-me 23 Korrik! Qendra fton të gjitha kafeteritë dhe lokalet ti bashkëngjiten fushatës dhe të regjistrohen te jasna.braticevic@cim.org.rs os me telefon në numrin +381 113390258, si dhe ftohen të gjithë qytetarët të vijnë për limonadë! Fondet e grumbulluara do të shndërrohen në pajisje shkollore dhe gjëra tjera të nevojshme për përfituesit e qendrës të cilët do të fillojnë vitin e ri shkollor të përgatitur mirë.
Lista e kafeterive dhe lokaleve që do të marrin pjesë, do të shpallen para 23 Korrikut! Deri atëherë, përcillni faqen e Qendrës në Facebook në vegëzën: https://www.facebook.com/SvratisteBeograd/?fref=ts.
Burim: facebook.com