Një grup jo formal i profesionistëve shqipëtarë në Londër të quajtur “Basketistët” ka dhuruar pajisje për lexim për Shoqatën e Kosovës për të Verbërit dhe personat me shikim të dëmtuar. 

Ky sistem I avancuar do të instalohet në Biblotekën Kombëtare të Kosovës dhe do të jetë në dispozicion për përdorim për të gjithë personat e verbër dhe me shikim të dëmtuar. 

Vlera e pajisjeve është EUR 16.500 dhe u dorëzua nëpërmes Klubit Rotarian Prishtina Dardania.