Donacionet mund të jenë më shumë se ngritje fondesh dhe dhurime në mallra apo produkte konsumi, na tregoi Borche Stamenov nga Kavadari. Ai është një punonjës në një kompani IT, ku çdo ditë ai përballet me kompjutera të cilët duhen riparuar dhe dhuruar. Ai nisi një ide për të dhuruar kompiutera, për të cilët klientët nuk kanë më nevojë, duke surprizuar familje që nuk mund t'i përballojnë ekonomikisht.
Që nga ajo kohë, ai po thërret njerëz për t'i shkruajtur në profilin e tij në Facebook, në mënyrë që ai ti vendosi në listën e tij të pritjes për donacion.
Borche na tregoi ne se përveç njësive komupjuterike, shpesh dhuron tastier dhe mouse. Nëse kompania ku ai punon ndonjëherë zotëron printera apo skanera, ato gjithashtu dhurohen për njerëz që kanë nevojë për to. Ekranet që po dhurohen janë në gjendje shumë të mirë, janë testuar për saktësi. Për veç kësaj, Borche më së shumti merret me konfigurimin e kompjuterave, të tilla si sistemimi, pastrimi, dhe instalimi i sistemit operativ.
Deri më tani, ai ka dhuruar 20 kompjutera në 20 familje në Kavadarci. Ai na tregoi se vlera e secilit donacion ndryshon në varësi të konfigurimit. Megjithatë, nëse vlera mesatare e një dhurimi do të ishte 8.000 MKD(~130 EUR), Borche deri më tani ka dhuruar 160.000 MKD(~2600 EUR).
Ne e përgëzojmë Borche dhe ftojmë të gjithë të rinjtë kreativ që kanë disi mundësi të ndihmojnë qytetarët, ta bëjnë atë!
Burim: https://www.facebook.com