Për të shënuar festat e Vitit të Ri, Stopanska Banka AD e Shkupit, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Maqedonisë dhuroi paketa ushqimore për 280 familje në Maqedoni me datë 29 Dhjetor, ditën kur banka shënon 72 vjetorin e themelimit. Donacioni përbëhet nga produkte bazike ushqimore të zgjedhura bashkë me Kryqin e Kuq nga Maqedonia dhe do të ndahet në disa pika përreth vendit në mënyrë që të ndihmonen familjet që kalojnë festat në kushte të vështira ekonomike.
Burim: tocka.com.mk