Të Dielen, 18 Dhjetor në Shtëpinë e Kulturës se Obrenovacit, në kuadër të kampanjës të quajtur "We Love Holidays Because We Love One Another" ( I duam Festat sepse e duam njëri tjetrin) implementuar nga IDEA dhe United Moment d.o.o dhe me mbështetjen e Ministrisë së Punës, Punësimit dhe Mirëqenies Sociale, u prezentuan dhuratat e Vitit të Ri për 75 fëmijë nga 25 familje të mbështetura përmes Programit për Fuqizimin e Familjes i SOS Fshatërave të Fëmijëve në Serbi. Fëmijët dekoruan bredhin e Krishtlindjes, kaluan kohë me Babadimrin dhe u kënaqën sëbashku.