Shtatori është afër, kështu që anëtarët më të rinj të komuniteteve tona po përgatiten të kthehen në shkollë.
Për ta bërë më të këndshëm dhe më të lehtë kthimin për ata që gjenden në rrethana të vështira jetësore, kompanitë, organizatat dhe qytetarët në mbarë rajonin organizuan aksione mbështetëse. Ata bënë përpjekje për të siguruar një fillim pa brenga të vitit të ri shkollor për një numër të madh nxënësish.
Disa nga aksionet janë ende aktive në mënyrë që ju të mund të përfshiheni vetë në to, dhe disa nga këto histori me siguri do t'ju motivojnë për të mbështetur arsimin në komunitetin tuaj këtë shtator.
Aksioni humanitar Le të ndajmë sepse së bashku, ne mund të bëjmë më shumë
Shoqata Prindërit për të 12-tën herë radhazi ka nisur fushatën humanitare Të ndajmë sepse së bashku mund të bëjmë më shumë. Aksioni synon të mbështesë pajisjen e fëmijëve të familjeve me status të dobët social për fillimin e vitit të ri shkollor, për të ofruar ndihmë shtesë për prindërit që kanë nevojë.
Fushata zgjat deri më 1 shtator dhe është e destinuar për fëmijët që përfshihen në programet: Mbështetje për mësimin dhe Klasat, të cilat i zbaton shoqata e Prindërit.
Shoqata Prindërit ftoi të gjithë individët dhe kompanitë e interesuara që mund të mbështesin aksionin dhe të dhurojnë për blerjen e artikujve të nevojshëm.
Gjithashtu, mjetet shkollore mund të sillen direkt në ambientet e shoqatës në Podgoricë (Bracana Bracanoviqa 74/a, Podgoricë), pas së cilës do t'u shpërndahen familjeve që kanë aplikuar për ndihmë. Donatorët nga qytetet e tjera mund të kontaktojnë shoqatën në numrin e telefonit 020 221 000, si dhe me email në udruzenje.roditelji@gmail.com.
Svjetlostkomerc dhe Pomozi.ba në fushatën Zemër për dije dhe asgjë më pak
Kompania Svjetlostkomerc dhe shoqata Pomozi.ba, me ndihmën e qytetarëve, po zbatojnë aksionin për edukim më të mirë dhe më të lehtë të fëmijëve nga kategoritë e pa favorizuara sociale në vitin shkollor 2022/23.
Fushata Zemër për dije dhe asgjë më pak realizohet nga data 15 gusht deri më 15 shtator të vitit 2022. Duke bërë blerje në libraritë Svjetlostkomerc dhe duke blerë marka të distribuuara nga kompania Svjetlostkomerc në hipermarketet Bingo, Mercator dhe Konzum, si dhe duke bërë porosi përmes platformës Korpa.ba, përmes pajisjes së nxënësve të tyre, qytetarët marrin pjesë drejtpërdrejt në ofrimin e kushteve për arsimim më të mirë dhe më të lehtë për fëmijët me status të ulët social dhe ekonomik.
Përkatësisht, përqindjen e shitjeve të asortimentit shkollor, kompania Svjetlostkomerc dhe Shoqata Pomozi.ba do ta dhurojnë për familjet në nevojë.
Shpesh nuk jemi në dijeni se sa prindër nuk mund t'u sigurojnë fëmijëve të tyre gjërat më elementare, lodrat dhe mjetet shkollore. Shoqata Pomozi.ba ndihmon çdo vit shumë fëmijë të familjeve në gjendje nevoje sociale që të marrin gjithçka kanë shokët e tyre të shkollës në mënyrë që të mos ndihen më pak të vlefshëm. Jemi të kënaqur dhe të lumtur që këtë vit kemi mbështetjen e kompanisë Svjetlostkomerc. Shpresojmë që me ndihmën e qytetarëve do të mund të gëzojmë sa më shumë nxënës të shkollës - theksojnë nga shoqata Pomozi.ba.
Mbështetja e aksioneve për strehimoret në Novi Sad dhe Beograd
Përpara se të fillojë viti i ri shkollor, nevojitet mbështetje nga komuniteti për fëmijët që jetojnë dhe punojnë në rrugë. Janë të nevojshme aksione mbështetëse për Strehimoren për fëmijë dhe të rinj në Novi Sad dhe strehën e fëmijëve në Beograd.
Në Novi Sad, ju mund të dhuroni veshje, lodra, këpucë, produkte higjienike, ushqime të konservuara dhe ëmbëlsira gjatë ditëve të javës nga ora 8:00 deri në 20:30, dhe në fundjavë nga ora 10:00 deri në 17:00, pa njoftim paraprak.
Ju mund t'i dhuroni sende për higjienën personale, lapsa, mbajtëse lapsash, fletore, blloqe, plastelinë dhe ëmbëlsira për Strehimoren e Fëmijëve Beograd, me marrëveshje me punonjësit përmes rrjeteve sociale.
Aksion mbështetës për fëmijët nga Banja Luka
Qendra për Punë Sociale e Banjalukës ka nisur një aksion për mbledhjen e ndihmës për familjet shumë anëtarëshe që kanë nevojë për mjete shkollore, veshmbathje, këpucë dhe gjithçka tjetër të nevojshme për fëmijët në fillim të vitit të ri shkollor.
Siç theksojnë ata, rreth 27 familje me 96 fëmijë kanë nevojë për ndihmë.
Të gjitha gjërat e nevojshme mund t'i sillni në ambientet e Qendrës për Punë Sociale, ndërsa për informata shtesë vizitoni faqen e Qendrës në Facebook.
Aksioni Për një shkollë më të mirë
Klientët në dyqanet BCC Sarajevo dhe BCC Tuzla mund të bëhen pjesë e fushatës Për një shkollë më të mirë.
Ata mund të kontribuojnë në të në periudhën nga 24 gushti deri më 14 shtator duke bërë çdo lloj blerje në dyqanet Bingo City Center Tuzla dhe Bingo City Center Sarajevo. Ata gjithashtu duhet ta ruajnë faturën, dhe më pas në sheshin qendror në BCC (Sarajevë ose Tuzla) të zgjedhin një dollap me shenjën e shkollës fillore për të cilën duan që BCC t'i dhurojë shumën prej 5,000 KM. Shkolla që mbledh më shumë fatura do të fitojë një çmim në para. Prandaj, pas blerjes, futeni faturën në dollapin e shkollës fillore të zgjedhjes suaj dhe në këtë mënyrë ndihmoni stafin e BCC në Sarajevë dhe Tuzla të zgjedhë shkollën fituese.
Pas suksesit të aktivitetit të vitit të kaluar Për një shkollë më të mirë, BCC Tuzla shpërbleu shkollën fillore të Tuzlës Brçanska Malta me një donacion prej 3,000 KM; Bingo City Center Sarajevo po i bashkohet nismës këtë vit. Kështu, BCC Tuzla do t'i dhurojë 5,000 KM për një shkollë fillore në Tuzla. Në të njëjtën kohë, BCC Sarajevo do të paraqesë të njëjtën shumë në një shkollë fillore në Sarajevë për ta bërë më të lehtë për nxënësit fillimin e mësimit.
e se pridružuje i Bingo City Center Sarajevo. Tako će BCC Tuzla donirati 5.000 KM osnovnoj školi u Tuzli, dok će BCC Sarajevo isti iznos donirati osnovnoj školi u Sarajevu, a sve sa ciljem da učenicima i učenicama olakša početak nastave.
Basketbollisti Boban Marjanoviq dhe kompania JUB organizuan aksion për shkollën fillore në Boljevac.
Aksioni i sivjetshëm humanitar i kompanisë JUB u kujdes për renovimin me efikasitet energjetik të ambientit të shkollës fillore në Boljevac. Në këtë vend ka lindur dhe ka filluar karrierën e tij sportive lojtari i kombëtares serbe dhe basketbollisti me famë botërore Boban Marjanoviq, i cili prej disa vitesh luan me sukses në NBA.
Vetë Marjanoviq iu bashkua aksionit si ambasador i shkollës ku ndoqi mësimet.
Përveç rinovimit të brendshëm dhe fasadës, shkolla ka përfitoi edhe një mural të ri me imazhin e një basketbollisti, të punuar nga piktorja Marija Saviq.
Një stol i zgjuar për nxënës dhe studentë është vendosur para shkollës teknike në Sremska Mitrovica.
Stoli i parë "i zgjuar" në Sremska Mitrovica, i dhuruar nga kompania "Metalfer", është vendosur në oborrin e shkollës së mesme teknike "Nikola Tesla" dhe në Kolegjin e Studimeve Profesionale për Edukatorë dhe Informatikë Biznesi "Sirmium".
Ndërsa jeni ulur në këtë stol, mund të karikoni celularin ose të lidheni me internet falas.
Drejtoresha e kompanisë Metalfer, Jelena Zakonoviq, ka bërë të ditur se së shpejti do të vendosen edhe disa stola të tilla në disa lokacione në qytet.
Ne donim t'i bënim të lumtur nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike para se të fillonin shkollën dhe t'i pajisnim me një stol të zgjuar. Duke qenë se kjo është shkollë teknike, dhe stoli është risi e teknologjisë moderne, në oborrin e shkollës teknike të synuar është instaluar stoli i parë inteligjent, shpjegoi drejtoresha Zakonoviq.
Çanta dhe mjete shkollore për njëzet nxënës në Banja Luka dhe Prijedor
Njëzet fëmijë, nxënës meshkuj dhe femra të shkollave fillore në Banja Luka dhe Prijedor, u shpërblyen me çantat e shkollës dhe të gjithë aksesorët e nevojshëm për shkollë.
Donatori është një boshnjak që punon në Katar dhe i cili, në këtë mënyrë, donte të ndihmonte fëmijët në nevojë dhe për të cilët mjetet shkollore do ta bëjnë më të lehtë për ta fillimin e shkollës së shpejti.
Aksioni i dhurimit të mjeteve shkollore për fëmijët e familjeve me status të dobët social
Platforma "Ways2Help" organizon një aksion për dhurimin e mjeteve shkollore për fëmijët e familjeve me status të dobët social në Maqedoninë e Veriut.
Aksioni po zbatohet për 100 fëmijë nga 41 familje që kanë nevojë për mjete shkollore dhe kushte parësore për të shkuar në shkollë.
Mësoni më shumë për aksionin dhe punën e platformës "Ways2Help" në linkun.
Aksioni humanitar i grumbullimit të mjeteve shkollore
Një aksion humanitar për mbledhjen e mjeteve shkollore është organizuar së fundmi në Suboticë, me iniciativën e themeluesve të grupit në Facebook, Naše malo nekome je sve Subotica.
Nëse nuk keni arritur të ofroni mbështetje live, ju mund ta bëni këtë vetë në grup, në të cilin postimet publikohen çdo ditë me kërkesën e gjërave të nevojshme.
Nëse dini për një histori apo fushatë emocionuese në lidhje me fillimin e vitit të ri shkollor që kemi harruar të përmendim, ju lutemi na tregoni dhe ne do të jemi të lumtur të ndajmë informacionin. Nëse ka një temë që dëshironi të lexoni dhe të informoheni, na dërgoni një propozim dhe ne do të bëjmë çmos për ta përpunuar atë.