Fondacioni rinor Aktivna Zona i Asociacionit të Cetinës është duke filluar një kampanjë që duhet të sigurojë një platformë mobile të specializuar që do të ndihmonte njerëzit me aftësi të kufizuara të lëvizin përreth. Vetëm 22% e hapësirave publike të Cetinës posedojnë disa lloje të modifikimeve që u shërbejnë njerëzve me aftësi të kufizuara, kurse 71% nuk janë aspak të përshtatshme. Qëllimi i kësaj kampanje është të mbledhë gjysmën e parave të domosdoshme, ose përafërsisht 3,000 EUR, kurse gjysma tjetër do të sigurohet nga fondet e BE-së nga fondi për qytetari aktive FAKT. Fondacioni rinor në këtë kampanjë do ta vazhdojë bashkëpunimin me Klubin Ekonomik të Cetinës, që do ta promovojë kampanjën brenda sektorit korporativ të Cetinës.
Burim: http://www.cdm.me