Shoqata Nas san njihov osmijeh – Buzëqeshja e tyre është ëndrra jonë, festoi të Premtën, më 17 Mars në Klubin Aruba në Pulla, 7të vjetorin e aktiviteteve të tyre humanitare.
Gjatë këtyre shtatë vitesh, më shumë se 500 vullnetarë mblodhën dhe shpërndanë 70 ton të ndihmave humanitare tëk më shumë se 1000 familje në të gjithë Kroacinë. Disa mijëra njerëz dhe disa qindra shoqata dhe kompani kontribuan dhe dhanë donacione, duke marrë pjesë në kampanjën më të madhë të kësaj shoqatë Jedna za Druge.
Gjatë edicionit të 7të të kampanjës nga 1 Nëntori deri më 16 Dhjetor, 11.417 kilogramë ushqim, 1.207 litra furnizim higjenik dhe 34.490 pjsë të materialeve të ndryshme me vlerë të përgjithshme prej 281.868 HRK (rreth 37.000 EUR) u mblodhën.
Pothuajse një e treat e donacioneve të mbledhura janë shpërndarë tashmë tëk njerëzit në nevojë ekonomike të Istra County dhe shpërndarja vazhdon përgjatë gjithë Kroacisë.
Me urimet më të mira për shumë suksese në të ardhmen, I përgëzojmë për të arriturat e deritanishme.
Burim: glasistre.hr