Klubi i basketbollit Buducnost Voli nga Podgorica dhuroi 7.443 EUR për shoqatën e prindërve të fëmijëve që vuajnë nga kanceri Feniks. Këto janë të ardhurat totale nga shitja e biletave për lojën e ligës ABA kundër Igokea, të mbajtur me datë 15 Shkurt- Dita ndërkombëtare e fëmijëve me kancer.