Nën sloganin "Ejani të kesh një shok për kokë, përkrah teje", Fondacioni Down Syndrome Albania do të organizojë një marshim më 1 tetor në Tiranë, si pjesë e muajit të ndërgjegjësimit për Sindromën Down.

Buddy Walk është programi më i njohur i rritjes së ndërgjegjësimit publik për komunitetin me sindromën Down, i themeluar në vitin 1995 për të advokuar për të drejtat dhe nevojat e personave me Sindromën Down. Që nga viti 1995, u rrit dhe u bë një lëvizje me më shumë se 250 Buddy Walk nëpër botë çdo vit. Në Shqipëri, Fondacioni Down Syndrome Albania është partner lokal i fushatës  “Buddy Walk" dhe do të organizojë shëtitjen në Tiranë. Buddy Walk do ta ketë finishin në Qendrën Tregtare Toptani, me një koncert për ngritjen e fondeve nga shumë këngëtarë shqiptarë, të cilët do të bashkohen me fushatën dhe do të mbështesin njerëzit me sindromën Down. Ejani, bashkohuni edhe ju në ecjen dhe mbëshimin për këtë kauzë!