Tani që festat e fund vitit po afrohen, fillojnë të shiten në treg edhe veshjet e babadimrit. Ato mund t’i gjeni ku do, por vendi ku mund t’i blini dhe ato para të shërbejnë për diçka të mirë është sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Me veshje prej babadimri në muajin dhjetor do të mbahet një minimaratonë në kryeqytet, e kjo përveç që është diçka e veçantë do të shërbej edhe në të mirë të familjeve në nevojë. Ideatori i gjithë kësaj minimaratonë Jusuf Ismail, tha se çmimet e këtyre kostumeve janë 10 EUR së bashku me numër. Ndërsa ata të cilët i kanë kostumet e babadimirit në shtëpi mund ta blejnë vetëm numrin dhe t’i bashkangjiten minimaratonës, me moton “Bëhu babadimër, jepi buzëqeshje një familjes”.

Sipas organizatorëve, një numër I madh I qytetarëve janë të interesuar të marrin pjese në këtë maratonë dhe t’u dalin në ndihmë të gjithë familjeve dhe fëmijëve që kanë nevojë për t’i plotësuar tryezat e tyre në ditët dhe netët e fund vitit. Gjithashtu organizata “5 cent” falënderon donatorët dhe përkrahësit e shumtë.