Kontrata e sponzorimit e nënshkruar në mes të Edin Ibrahimovic, CEO për operacionet e biznesit për Bingo Tuzla dhe Amir Osmanovic, Drejtor I SOS Fshatrave të Fëmijëve në Bosnje dhe Hercegovine formalizuan vitin e katërt të bashkëpunimit dhe miqësisë. 


Bingo vazhdon të jetë miku më i mirë i familjes SOS të nënës Amira dhe do të mbështesë shpenzimet e familjes për vitin e ardshëm me 32.000 BAM (rreth 16.354 EUR). 8.000 BAM të tjera (rreth 4.088 EUR) do të dhurohen për të siguruar libra për 30 nxënësit shkollorë dhe parashkollorë.

Përveç mbështetjes së drejtpërdrëjtë financiare, Bingo organizon kampanja në bashkëpunim me partnerët e biznesit dhe projektet e përgjegjësisë sociale për mbështetjen e familjeve SOS, vendosin kuti donacionesh në shitore të tyre dhe organizojnë shitjen e kartolinave të vitit të ri.