BELhospice organizoi Ballon e 8-të të Bamirësisë "Le të bashkohemi për ata që kanë nevojë" më 25 nëntor në Hyatt Regency Hotel. Gjatë mbrëmjes u grumbulluan 1, 34,000 EUR për punën e BELhospice dhe ndërtimin e azilit të parë në spital në Serbi.
Në ballo morrën pjesë rreth 350 zyrtarë, përfaqësues të trupit diplomatik, sektori i korporatave dhe figura publike të cilët dhuruan fonde duke blerë bileta dhe duke marrë pjesë në ankande. Të ftuarit patën mundësinë të shijojnë shfaqjen e studentëve të Akademisë së Arteve dhe darjen e çmimeve të BELhospice, të cila u ndanë kompanive dhe individëve që kanë dhanë kontribut të veçantë në punën e BELhospice gjatë vitit të kaluar.
Në Nëntor të vitit 2015, BELhospice nisi fushatën për krijimin e azilit të parë në spital në Serbi. Sipas të dhënave të disponueshme, 33,4% vdesin në spitale, ndërsa për të tjerët nuk ka statistika relevante. Këta "pacientë të fshehur" janë një nga çështjet më pikante në shoqëri. Shumë pak prej tyre kanë qasje në kujdesin special paliativ. Në Beograd dhe në pjesën tjetër të Serbisë, ende nuk ka një azil në spital që siguron kujdes shumë-disiplinor paliativ për pacientët me kancer terminal dhe familjet e tyre.
Ky azil do të ofrojë nivelin më të lartë të shërbimeve të kujdesit paliativ për pacientët e kancerit plotësisht pa pagesë, si dhe edukimin për vullnetarë dhe specialistë (mjekë, infermierë, punonjës socialë, psikologë) në fushën e kujdesit paliativ.