Të enjten, 30 mars, Banka Hrane Crna Gora (Banka e Ushqimit në Mal të Zi) festoi 7 vjetorin e punës.

Gjatë kësaj periudhe Banka e Ushqimit në Mal të Zi ka shpërndarë 203.100 ton ushqim për familje dhe individë në nevojë ekonomike, ka ndihmuar 14.640 familje me gjithsejt 65.100 anëtarë dhe ka implementuar 986 fushata me ndihmën e 2.802 vullnetarëve.

Gjithçka u arrit falë entuziazmit të njerëzve të përfshirë në Bankën e ushqimit të Malit të Zi, tërësisht përmes punës vullnetare, pa ndihmën e qeverisë, pa hapsira të zyreve, pa depo, pa automjet dhe para.

Fatmirësisht Banka e Ushqimit ne Mal të Zi kishte mbështetje të madhe nga mediat, njerëz të arsimuar dhe kompani me përgjegjësi shoqërore të cilat kuptonin bazen e situates se veshtire ne te cilen qytetaret Malazias qe jetonin ne varferi po kalonin. Ata dhane kontribut te çmuar ne kampanjat e organizuara nga Banka e Ushqimit ne Mal te Zi.

Kur pothuajse gjysma e qytetareve te Malit te zi jeton ne zonen e varferise ose varferi te skajshme, Banka e Ushqimit ne Mal te Zi shërben si urë lidhese në mes të atyre që kanë nevojë urgjente për ndihmë dhe atyre që munden dhe duan të ndihmojne duke ndermjetesuar gjithashtu ne zgjidhjen e situatave te veshtira.

Urime ditelindjen dhe urime per rezultatet e arritura!