Qendra për kujdes Belhospice në Serbi, në bashkëpunim me teatrin Terazije është duke organizuar ballon humanitare Belhospice me datë 28 Nëntor në Crowne Plaza në Beograd. Bashkë me ushqim të mrekullueshëm dhe verërat më të mira, do të keni mundësinë të përjetoni Broadway në Beograd. Sikur në vitet e mëparshme, do të shijoni një mbrëmje me tematikë specifike, do të mund të kuptoni më shumë rreth punës humanitare të BELhospice si dhe ndryshimin që kjo qendër lehtësimi sjellë në jetët e pacientëve për të cilët kujdeset. Me këtë rast, do të shpallen planet për fillimin e fushatës për mbledhjen e fondeve për ndërtimin e bujtinës stacionare të parë në Serbi, një institucion për pacientët e kancerit në faza terminale.