Pas publikimit të historisë në lidhje me familjen modeste prej tre anëtarësh, familjen Trajkovski nga fshati Petrovec afër Shkupit, qytetarë të shumtë kanë treguar humanitetin e tyre duke dhuruar para, ushqim, produktet higjienike, dru për ngrohje, lavatriçe, etj.

Familja Trajkovski ka jetuar pa energji elektrike për më shumë se një vit e shtatë muaj. EVN në Maqedoni kishte ndërprerë furnizimin për shkak të faturave të papaguara në shumën totale prej 360.000 MKD (rreth. 7.000 EUR), pasi ata nuk ishin në gjendje për të mbuluar borxhin. Babai, Jovica ishte një ushtar profesionist i cili ka humbur dëgjimin gjatë operacioneve ushtarake në vitin 2001 dhe i ishte mohuar një pension bazuar në aftësi së kufizuar. Megjithatë, menjëherë pas publikimit të historisë, Jovica u punësua në AD Butel në Shkup.

Por varfëria e familjes Trajkovski deri më tani ka mbetur e padukshme për institucionet. Shërbimet sociale u pergjigjen se si familja zotëron një parcele tokë (edhe pse e pa depertueshme dhe jo e punueshme), kështu që ata nuk kualifikohen për ndihmë sociale. Gjithashtu, EVN Maqedoni ka refuzuar të falë borxhin dhe në vend të faljes të lejuar familja Trajkovski të paguajë faturat e papaguara në këste mujore.

Çdo ndihmë për këtë familje është më shumë se i mirëpritur - qytetarët e vullnetit të mirë mund të dhurojnë fonde në llogarinë bankare vijuese:

Simona Trajkovska
Acc Numri: 210501662430184
Bank: Tutunska banka ad Skopje