Premira e filmit Mora da ovo nije sve do të mbahet me datë 2 Dhjetor, duke filluar nga ora 8:30 në mbrëmje në sallën e madhe të Sava Centar në Beograd. Ky film i Uros Maksimovic është njëhistori për ankandin humanitar të veshjeve sportive i iniciuar nga studenti 23 vjeçar, Jovan Simic i cili vendosi të shesë koleksioin e tij dhe të ndihmojë me trajtimin mjekësor të Nada Novakovic, e huaj për të në atë  kohë por që kishte nevojë për 300.000 EUR për trajtimin me leukemi. Si pasojë, në  ditën e premierës, në bashkëpunim me shoqatën sportive të Serbisë, do të zhvillohet ankandi humanitar i veshjeve dhe pajisjeve sportive dhe të gjitha paratë e mbledhura do të dërgohen në llogarinë e fondit për trajtim mjekësor të sëmundjeve serioze apo lëndimeve falë organizatës humanitare Singidunum. Webfaqja DABUDEDOBRO.COM do të marrë pjesë në ankand dhe këtu mund të gjeni informacionin relevant rreth pjesëmarrjes.