Aleksa Beçiç, një anëtar i parlamentit të Malit të Zi, do të dhurojë pagën e tij mujore për një familje e përbërë prej pesë pjestarësh - një nënë e vetme me katër fëmijë.

Beçiç ka marrë pjesë në një shfaqje televizive të quajtur "Dnevnica" në TV Vijesti, ku ai kaloi një ditë duke bërë disa punë të ndryshme për të ndihmuar këtë familje. Ai punoi në ndërtim, në një magazinë, një dyqan që merrej me riparim.

Përveç punëve gjatë shfaqjes për të fituar pagë për familjen, Aleksa vendosi ti dhurojë familjes pagën e tij mujore dhe në këtë mënyrë për të motivuar të gjithë për të bërë sa më shumë që të munden për të tjerët.