Në kuadër të nismës Adopto një çerdhe, Alpha Bank Albania u angazhua në rehabilitimin e strukturës së brendshme të çerdhes Zërat e jetës në Tiranë. Me këtë projekt, banka ndihmoi në renovimin e kushteve të dhomave ku qëndrojnë fëmijët, nëpërmjet zëvendësimit të materialeve edukuese ekzistuese, përmirësoi rrjetin e brendshëm hidraulik, dekoroi ambientet e brendshme dhe të jashtme të çerdhes dhe shpërndau lodra formuese që ndihmojnë në procesin didaktik dhe në zhvillimin e aftësive logjike dhe matematike të fëmijëve.
Burim: kohajone.com