Festimi i përvjetorit të 130-të të verarisë Tikves e cila bie në të njejtën kohë me festivalin e Verës së Re mori një dimension të përgjegjësisë shoqërore. Tikves i motivoi mysafirët të dhurojnë duke prezantuar një dhuratë-shishe të verës së re për çdo donacion. Një total prej 130.000 MKD (rreth 1.200 EUR) u mblodhën me këtë rast. Tikves do të dhurojë dyfishin e këtij donacioni. Shuma totale prej 260.000 MKD do të përdoret për të blerë pajisje dhe renovimin e ndërtesave të qendrave ditore që operojnë si pjesë e qendrës për mbështetje të personave me paaftësi intelektuale - PORAKA.
Burim: poraka.org.mk