Fundjavën e kaluar, disa qindra të rinj nga Zagreb, Split, Sinj, Zadarit dhe Dubrovnik morën pjesë në fushatën "72 Orë pa Kompromis." Ky është një projekt ndërkombëtar vullnetar që inkurajon të rinjtë dhe promovon solidaritetit, shoqërinë, kreativitetin dhe vullnetarizmin. Projekti është hartuar fillimisht dhe ka nisur në Gjermani në vitin 1995, kur disa të rinj inkurajuan shokët e tyre për të dalë vullnetarë dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
Kjo është hera e tretë që kjo fushatë ëshyë organizuar në Kroaci, dhe këtë vit, ekipet vullnetare kanë pasur shumë aktivitete: organizimin e ëorkshopeve për të rinjtë, vizita dhe ofrimi i ndihmave për njerëz të ndryshëm në nevojë, pastrimi parqeve, shkollave, kopshteve dhe vendeve të tjera publike.
Burim: 72sata.hr