Të denuarit të cilët po vuajnë denimin e tyre në Institutin Rregullues në Nish, sëbashku me rojet, mblodhën më shumë se 270.000 RSD (rreth. 2.780 EUR) për trajtimin mjeksor të 3 vjeçarit Stefan Miladinovic nga Nishi i cili vuan nga një sëmundje malinje.
Fushata për mbledhjen e fondeve të nisur nga 29 vjeçari Nenad Vlajkovic u mbeshtet nga 638 të burgosur dhe 101 punëtorë! Sipas drejtorit të burgut, do të ketë fonde shtesë pasi që 70 të denuar të tjerë dëshirojnë t’i bashkohen fushatës, por pasi që nuk kishin të holla, ata premtuan se do t’i dhurojnë posa ti kenë.
Nëna e Stefanit, Ljudmila Miladinovic tha se fillimisht ata kishin refuzuar t’i pranonin paratë:
“Është shumë prekëse ajo çfarë ata kanë bërë, por në u tham atyre të mos e bëjnë këtë gjë sepse e dijmë se ata nuk janë në pozitë të ndihmojnë financiarisht. Isha shumë e befasuar në fakt kur ata i transferuan fondet në llogarinë tonë bankare.”
Stefani aktualisht është duke u trajtuar me kemioterapi në Nish, por atij i nevojitet trajtim i mëtutjeshëm në Gjermani.
Ta ndihmojmë Stefanin e vogël!
Llogaria Bankare për Donacionet në Dinarë: 160-5410200060646-25 Dhe për valutat e huaja: IBAN: RS35 1605 4302 0087 4601 35 SWIFT/BIC: DBDBRSBG BANCA INTESA AD BEOGRAD
Burim: http://niskevesti.info