Studentët e shkollës së hotelierisë në Banja Lluka kanë mbledhur 5.000 BAM (rreth 2.550 EUR) në darkën humanitare të organizuar me qëllim të mbledhjes së fondeve për blerjen e pajisjeve të reja për shërbime dhe kabinete gatimi. Për një kabinet i cili plotëson të gjitha kërkesat për trajnime praktike të studentëve, rreth 100.000 EUR nevojiten kshtu që fushata do të vazhdojë deri në mbledhjen e tyre.
Çmimi i biletës për këtë ngjarje ishte 50 BAM (rreth 25 EUR). Donacioni do të përdoret për blerjen e inventarit themelor si thikat dhe pjatat.
Burim: banjaluka.com