Klubi Herceg Novi Moto organizoi një event për ngritjen e fondeve për trajtimin mjekësor të Zana Mededovic të premten me datë 9 Tetor. Organizatorët theksuan të kenë arritur të mbledhin 3.000 EUR nga ndeja në klubin Peoples dhe me anë të tri kutive për donacione të vendosura nëpër qytet. Zana për momentin është në një klinikë në Gjermani dhe ka nevojë oër 50.000 EUR për vazhdimin e trajtimit mjekësor.