Koncerti Dua jetë u mbajt të hënën, me datë 21 Dhjetor për të dhjetën herë. Me këtë rast u grumbulluan mbi 1.200.000 HRK (rreth 156.550 EUR) për Fondacionin Ana Rukavina falë qytetarëve që thirrën numrin humanitar +385 609000 dhe dhuruan 5 HRK (rreth 0,6 EUR) për një thirrje. Mjetet e grumbulluara do të përdoren si mbështetje organizative për fondacionin i cili punon në zhvillimin e regjistrit kroat të donatorëve të palcës së eshtrave.
Burim: zaklada-ana-rukavina.hr