Në ceremoninë që u mbajt më 6 dhjetor në Makedonska Kamenica, anëtarët e Qendrës së Klubit Lion ua dorëzuan donacionin me vlerë 100.000 MKD (rreth. 1.650 EUR) përfaqësuesve të shoqatës Poraka. Fondet e dhuruara do të përdoren për pajisjen e Qendrës së sapoformuar për fëmijët me nevoja të veçanta në Makedonska Kamenica menaxhuar nga Poraka.
Në këtë ceremoni mori pjese edhe Z. Maksim Prokhorov, Drejtor i Zhvillimit dhe Investimeve në "Sasa" Mine, i cili është një nga nismëtarët e dhurimit, dhe Dr. Darko Mitrevski, kryetari i komunës së Makedonska Kamenicës.
Fondet e dhuruara janë ngritur nëpërmjet shitjes së kartolinave të Krishtlindjes të cilat janë pikturuar nga fëmijët me nevoja të veçanta nga Makedonska Kamenica dhe u shtypën nga Qendra Lions Club. Kartolinat e Krishtlindjes janë blerë nga punonjësit e kompanive të ndryshme nga Maqedonia, duke treguar humanizmin e tyre dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë sociale.
Burim: facebook.com