“Bursat për të Ardhmen”, konkurrimi për bursat e dhëna nga m:tel do të hapet në fund të Nëntorit. Studentët e Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjisë Informative në B&H janë të mirëseardhur të aplikojnë për këto brusa. Vlera e bursës do të jetë 300 BAM/muaj deri në fund të ciklit të parë të studimeve dhe gjithashtu mundësi për të kryer praktikë profesionale në m:tel.

Kjo është hera e shtatë që m:tel dhuron 25 bursa për studentët më të mirë të cilët janë duke vijuar vitin e fundit të studimeve të inxhinierisë elektrike në Banjallukë, , Istočno Sarajevë, Sarajevë dhe Tuzla, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Informatikës në Mostar dhe Fakulteti  i Teknologjisë Informative në Mostar.  Kandidatët e suksesshëm duhet të kenë Notë mesatare të lartë ( mbi 8) dhe të mos kenë histori të përsëritjes së vitit të studimeve. Krahas këtyre kushteve të përgjithshme, përfshirja në aksione humanitare dhe projekte me përgjegjësi sociale do të vlerësohen, gjithashtu arritjet në fushat jashtë studimeve në fakultet, në fushat si kulturë, art dhe sport. Pikë shtesë do t’u jepen konkurrentëve të cilët kanë marrë pjese në gara dhe konkurse shkencore profesionale ndërkombëtare dhe nëse kanë certifikata të njohura ndërkombëtarisht brenda fushës së studimeve. Në këtë mënyre m:tel dëshiron të promovojë dhe të inkurajojë të rinjtë të vlerësojnë vlerat e vërteta të cilat janë të rëndësishme për të ardhmen e tyre në karrierë. 

Për më shumë informacione lidhur me aplikimin vizitoni: www.mtel.ba/stipendije.