Çmimi OKO për Filantropi Individuale nga Diaspora për vitin 2016, iu nda familjes Fejzullai. Anëtarët e kësaj familjeje janë me origjinë nga Gostivari, dhe jetojnë e punojnë në Norvegji.

Në vitin 2016 familja Fejzullai dhuroi materiale dhe pajisje medicinale për Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Ferid Murat” në Gostivar. Pajisjet e dhuruara përmbajnë mikroskopë kirurgjikal për intervenime në shpinë, aparatura për ekzaminimin e syrit, apraatura eko dhe pajisje të tjera mjeksore elementare të ndryshme. Vlera e përgjithshme e donacionit të tyre është rreth 300.000 EUR.

Shprehim mirënjohen dhe urimet më të përzemërta për familjen Fejzullai!