Çmimi special për themelimin e Partneritetit Strategjik/ Afatgjatë ndërmjët Bizneseve dhe Sektorit Civil (çmim i përbashkët për kompani dhe shoqata/asociatione) iu nda AVON në Maqedoni dhe Shoqatës Qendra e Krizave “Hope” në Shkup. 

AVON-i Maqedoni dhe Qendra e Krizave HOPE kanë  punuar në partneritet për të rritur ndërgjegjësimin publik mbi dhunën në familje përmes implementimit të projektit "Flisni për Dhunën Familjare".

Gjegjësisht, AVON-I Maqedoni ka lansuar një linjë special të produkteve të shënuara me shenjën “infinit”dhe fondet e mbledhura nga shitja e këryre produkteve u përdorën për aktivitete në luftë kundër dhunës në familje. 12 punëtori në 5 qytete në Maqëdoni u organizuan me qëllim të diskutimit të rrugëve se sit ë identifikohet dhuna në familje dhe mekanizmat për parandalimin e saj.

Si rezulat I këtij projekti, viktimave të dhunës në familje iu sigurua rehabilitim psiko-social dhe gjithashtu u edukuan në mundësitë për pavarësimin e tyre financiar sëbashku me mundësitë për integrim social. Ju lumtë!