Me datë 1 Dhjetor në Hotel Emerald në Prishtinë, Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) organizoi për të shtatën herë ceremoninë e çmimeve FIDES. Çmimi për nivel në kontribut kombëtar iu dha Fondacionit Golden Eagle për zhvillimin e një numri aktivitetesh humanitare- mbështetja financiare e shoqatës për fëmijë me autizëm në Therandë, shkolla për fëmijë Lef Nosi për mbështetje të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Prizren dhe dhurimi i pajisjeve mjekësore me vlerë prej 30.000 EUR klinikës pediatrike të qendrës klinike universitare të Kosovës (QKUK). Fondacioni Golden Eagle dhuroi edhe 100 bursa për studentë me vlerë prej 90.000 EUR! Punë e mrekullueshme!
Burim: fiq-fci.org