Znj. Marta Prekpalaj fiton këtë çmim si një aktiviste e shquar, që për vite me radhë ka kontribuar dhe kontribuon në edukimin e femrës në zonat rurale, pavarësimin ekonomik të saj, dhe ruajtjen e traditave dhe kulturës së Hasit. Gjithashtu, ajo ka iniciuar projekte që kanë për qëllim zhvillimin e turizmit rural dhe ndryshimin e jetës rurale në dobi të banorëve të kësaj zone. Përpos kësaj, znj. Prekpalaj është angazhuar vullnetarisht që të aktivizoj diasporën e zonës së Hasit për të investuar në ndërtimin e rrugës në vlerë prej 700.000 EUR, e cila tashmë është realizuar,e që i ka mundësuar qasje më të shpejt banorëve të kësaj zone.