Fondi për Qytetarët Aktive, në bashkëpunim me Dhomën e Tregëtisë të Malit të Zi dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Drejtorinë e Integrimit Europian për Diasporën, ka shpallur thirrjen për Çmimin vjetor 2016  të Ekselencës për Filantropi ISKRA. Thirrja e këtij viti është mbështetur nga Komisioni Evropian, Fondacioni Cano Koprivica, Fondi Rockefeller Brothers, Fondacioni Charles Stewart Mott, dhe nominimet duhet të dërgohen me 31 tetor. Çmimi do të paraqitet në gjashtë kategori në një ceremoni që do të mbahet në Teatrin Mbretëror Zetski në Cetinjë, në fillim të dhjetorit.