Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të mbajtur të Hënën, 27 Shkurt në Qendrën Edukative E6 në Shkup, Horus Macedonia ndau çmimet OKO për Filantropi për vitin 2016. Qëllimi i Çmimeve OKO për Filantropi është mirënjohja dhe nderimi i kompanive, Organizatave jo-qeveritare, qytetarëve dhe mediave të cilët po mbështesin dhe ndihmojnë zhvillimin e komunitetit në mënyre strategjike dhe bujare dhe për të promovuar dhe stimuluar filantropinë në Maqedoni. |
Fituesi i Çmimit të Filantropisë OKO për vitin 2016 në kategorinë Çmimit për Asociacionin / Fondacionin me kontribut të jashtëzakonshëm për Zhvillimin e Filantropisë në Maqedoni është Fondacioni Elena Luka i cili gjatë vitit të kaluar ka përkushtuar aktivitetet e saj për fuqizimin ekonomik të nënave të vetme dhe grave përmes zhvillimin e aftësive e tyre sipërmarrëse. Fondacioni gjithashtu ndau bursa të shumta si pjesë e projektit "planifikoje të ardhmen tënde" dhe reazlioi aktiviete për përfshirjen sociale të Romëve, mbështetje të arsimimit të personave me shikim të dëmtuar dhe gjithashtu rritjen vetëdijësimit mbi barazinë ignore dhe parandalimin e dhunës me bazë gjinore. |
Çmimi OKO për Kontributin e Jashtëzakonshëm për Zhvillimin e Filantropisë në Maqedoni iu dha zj. Sunchica Stojanovska Zoksimovska. Zj. Zoksimovska përmes angazhimit të saj si gazetare në portalin telegraf.mk kthyeu vëmendjen e publikut ndaj problemeve të fëmijëve që janë duke u mjekuar në sistemin shëndetësor në Maqedoni dhe nisi dhe inkurajoi nisma të shumta për mbledhjen e fondeve për pacientët që kishin nevojë për mjekim jashtë vendit. Ajo gjithashtu ka kontribuar në drejtim të zbutjes së stereotipeve ndaj personave me sindromin Down duke organizuar disa evente bamirësie. |
Pakomak fitoi çmimin OKO për filantropi në kategorinë e Korporatave dhe bizneseve të vogla. Arritja më e madhe e Pakomak në vitin 2016 ishte zhvillimi i një sistemi të qendrueshëm për menaxhimin e mbeturinave të paketimeve përmes implementimit të projektit “ECO Café & Restaurant”. Pakomak kontribuoi në ruajtjen e ambientit përmes përfshirjes së 360 bujtinave në Shkup, Ohër, Manastir, Dorjan, Strumicë dhe Prilep, në sistemin e selektimit të mbeturinave të paketimve të xhamit dhe gjithashtu duke rritur vetëdijen publike dhe duke informuar qytetarët për rëndësinë e menaxhimit të mbeturinave të xhamit dhe efektit të tyre në ambient. |
Çmimi OKO për Filantropi në kategorinë e Korporatave iu nda Ading ad në Shkup. Ading në vitin 2016 e veçoi veten përmes një numri të madh të donacioneve në ushqim, të dhuruara në mbështetje të popullsisë së prekur nga vërshimet në rajonin e Shkupit por edhe përmes dhurimit të produkteve të saj – material ndërtimore për riparimin e objekteve publike dhe objekteve me rëndësi kulturore dhe historike. Ading gjithashtu dhuroi materiale për modelim për studentët e Fakultetit të Arkitekturës në Shkup. |
Çmimi OKO për Filantropi Individuale nga Diaspora për vitin 2016, iu nda familjes Fejzullai. Anëtarët e kësaj familjeje janë me origjinë nga Gostivari, dhe jetojnë e punojnë në Norvegji. Në vitin 2016 familja Fejzullai dhuroi materiale dhe pajisje medicinale për Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Ferid Murat” në Gostivar. Pajisjet e dhuruara përmbajnë mikroskopë kirurgjikal për intervenime në shpinë, aparatura për ekzaminimin e syrit, apraatura eko dhe pajisje të tjera mjeksore elementare të ndryshme. Vlera e përgjithshme e donacionit të tyre është rreth 300.000 EUR. |
Çmimin për individ nga Republika e Maqedonisë për vitin 2016 shkon për Zj. Krsitina Arnaudova Petrovski. Zj. Arnaudova ka organizuar iniciativa të shumta humanitare në mbështetje të nënave të vetme, për familjet e margjinalizuara, aktivitete për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Varfërisë, për t'u siguruar fëmijëve nga familjet me një prind mjetet e nevojshme shkollore, etj. Do të donim të theksonim iniciativat bamirëse me qëllim për të siguruar veshje , make-up dhe shërbime parukerie për 94 maturantët nga familjet ekonomikisht të pafavorizuara, në të cilën më shumë se 100 njerëz, kompani, sallone parukerie dhe make-up morën pjesë. |
Çmimi special për themelimin e Partneritetit Strategjik/ Afatgjatë ndërmjët Bizneseve dhe Sektorit Civil (çmim i përbashkët për kompani dhe shoqata/asociatione) iu nda AVON në Maqedoni dhe Shoqatës Qendra e Krizave “Hope” në Shkup. AVON-i Maqedoni dhe Qendra e Krizave HOPE kanë punuar në partneritet për të rritur ndërgjegjësimin publik mbi dhunën në familje përmes implementimit të projektit "Flisni për Dhunën Familjare". Gjegjësisht, AVON-I Maqedoni ka lansuar një linjë special të produkteve të shënuara me shenjën “infinit”dhe fondet e mbledhura nga shitja e këryre produkteve u përdorën për aktivitete në luftë kundër dhunës në familje. 12 punëtori në 5 qytete në Maqëdoni u organizuan me qëllim të diskutimit të rrugëve se sit ë identifikohet dhuna në familje dhe mekanizmat për parandalimin e saj. Si rezulat I këtij projekti, viktimave të dhunës në familje iu sigurua rehabilitim psiko-social dhe gjithashtu u edukuan në mundësitë për pavarësimin e tyre financiar sëbashku me mundësitë për integrim social. |
Burim: horus.mk