Çertifikatë Mirënjohjeje iu akordua Znj. Sevim Arbana, me motivacion:
Për kontributin e vazhdueshëm në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në zbutjen e varfërisë dhe në promovimin e një shoqërie më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.
Çertifikatë Mirënjohjeje iu akordua “Fundjave Ndryshe”, me motivacion:
Për aktivizmin vullnetar që nxit solidaritetin dhe humanizmin për zbutjen e varfërisë dhe ndihmën ndaj familjeve dhe individëve në nevojë. Çertifikatat e mirënjohjes u dorëzuan nga Z.Andi Dobrushi, Drejtor Ekzekutiv, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.
Burim: partnersalbania.org