Që nga fillimi i krizës COVID-19 deri në 30 nëntor 2020, gjithsej 20.056.752 Euro u dhuruan në Serbi për të zbutur efektet negative nga COVID-19, sipas hulumtimit të Catalyst Balkans për donacionet bamirëse.

Sektori i biznesit dha kontributin më të madh, duke përbërë 64% të shumës totale të dhuruar. Donatorët më të mëdhenj që dhuruan mbi një milion Euro ishin Fondacioni Novak Gjokoviç dhe HIP-Petrohemija SHA, të ndjekur nga United Group shpk me një donacion prej 900,000 Euro.

Fondacioni Novak Gjokoviç

1.065.799,97

HIP-Petrohemija SHA

1.003.944

United Group RSD SHPK Beograd

902.262

Shoqata e prodhuesve të barnave inovative INOVIA

600.000

MK Group SHPK Beograd

489.222,01

Mozzart SHPK Beograd

438.921,59

Galenika SHA Beograd

400.000

Philip Morris Operations SHA Nish

400.000

Oda Mjekësore Serbe

395.436

Henkel Serbi SHPK Beograd

384.999

10 donatorët më të mëdhenj në Serbi gjatë krizës COVID-19

Shteti, kryesisht autoritetet lokale dhe kombëtare, dhe institucionet pranuan rreth 80% të shumës totale të dhuruar. Shumica e donacioneve, mbi 47%, janë përdorur për sigurimin e pajisjeve mjekësore. Rreth 39% u dedikuan për sigurimin e mjeteve të konsumit, të tilla si maska dhe doreza, 5,3% në formë të ndihmës humanitare dhe 7.5% për të gjitha nevojat e tjera.

Lufta kundër COVID-19 nuk ka mbaruar dhe mbështetja është ende e nevojshme. Një mënyrë se si qytetarët dhe kompanitë mund të mbështesin komunitetet e tyre është të dhurojnë në Donacije.rs, platformë për grumbullim të fondeve, në pronësi të Catalyst Balkans. Duke dhuruar për një nga fushatat aktualisht aktive, ju mund të mbështetni më të rrezikuarit - fëmijë nga familje me status të rrezikuar nga pikëpamja sociale dhe ekonomike, persona me aftësi të kufizuara , pacientë me kancer, personeli mjekësor dhe pacientë të COVID-19 që jetojnë në zona të rrezikuara.

Bazuar në përfundimet e hulumtimit të Catalyst Balkans, përgjigjja e filantropisë në Ballkanin Perëndimor u përqendrua kryesisht në sigurimin e ndihmës për lehtësimin e pasojave nga COVID-19. Nga fillimi i krizës deri më 30 nëntor, mbi 65.5 milion Euro u dhuruan për të luftuar COVID-19, ndërsa të gjitha temat e tjera grumbulluan pak më shumë se 37 milion Euro në përgjithësi.

Ky hulumtim mbi filantropinë dhe dhurimin në Ballkanin Perëndimor u realizua nga Catalyst Balkans si pjesë e projektit Korniza për Dhurimin, implementuar nga Koalicioni për Dhurim dhe i financuar nga USAID.

Koalicioni për Dhurim, përmes aktiviteteve të ndryshme, përfshirë Ditën Kombëtare të Dhurimit, është angazhuar për zhvillimin e filantropisë në Serbi, promovimin e kulturës së dhurimit, krijimin e partneriteteve ndër-sektoriale, forcimin e infrastrukturës filantropike dhe përmirësimin e kornizës ligjore për të nxitur dhurimin transparent nga individët dhe personat juridikë.

Koalicioni udhëhiqet nga Fondacioni Ana dhe Vlade Divac. Anëtarët e tjerë të koalicionit janë Fondacioni Trag, SMART Kolektiv, Forumi Serb i Filantropisë, Forumi Biznesit të Përgjegjshëm, Oda Serbe e Tregtisë dhe Industrisë dhe Catalyst Balkans.

Mbështetja për ndjekjen specifike të filantropisë ndaj COVID-19 u dha përmes një granti nga Trusti i Ballkanit për Demokraci.