Trendet në grupet e përfituesve nga dhurimi në Kosovë 2019-2023 
Grafiku 1: Trendet në grupet e përfituesve nga dhurimi në Kosovë 2019-2023 (% e rasteve) 
Shkarkoni infografikën në PDF 

Që nga viti 2020, personat në nevojë ekonomike kanë qenë grupi i përfituesve më të mbështetur. Kjo kategori dëshmoi një rritje të konsiderueshme të mbështetjes nga 28.8% sa ishte në vitin 2019 në 65.4% në 2022, përpara se të ulej lehtë në 62.5%, që nuk ka ndikuar në pozicionin e tyre të parë në vitin 2023. Kjo rënie mund t'i atribuohet rritjes së frekuencës së mbështetjes për personat nga komunitetet lokale të goditur nga përmbytjet, të cilat ndodhën në fillim të vitit 2023. 

Kategoritë 'Personat me probleme shëndetësore' dhe 'Personat me aftësi të kufizuara' ruajtën përqindje relativisht të qëndrueshme gjatë gjithë periudhës së vëzhguar. Në përgjithësi, këto trende pasqyrojnë prioritete të qëndrueshme të donatorëve në përgjigje të nevojave të përfituesve me kalimin e kohës, me një rritje të dukshme të mbështetjes për individët që përballen me sfida ekonomike. 

Për sa i përket volumit, përveç personave në nevojë ekonomike (që përbën 31% të pjesës totale të vlerës) dhe popullsisë nga komunitetet lokale (që përfaqëson 20.1% të pjesës totale të vlerës), vlen të theksohet mbështetja e konsiderueshme e ndarë për popullsinë e moshuar që përbënte 23.1% të vlerës totale të regjistruar. Ky ishte rezultat i donacioneve prej 2 milionë eurosh të mbledhura nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e një qendre rezidenciale për të moshuarit. 

Për sa i përket vëllimit, qytetarët përmes dhurimit masiv-individual ishin mbështetësit kryesorë për personat në nevojë ekonomike, popullsinë nga komunitetet lokale dhe personat me probleme shëndetësore. Nga ana tjetër, OSHC-të ishin donatorët më aktivë për personat në nevojë ekonomike, popullsinë nga komunitetet lokale dhe personat me aftësi të kufizuara. 

Pas shqyrtimit më të afërt të të dhënave mbi natyrën dhe ndikimin e donacioneve, ekziston një model i qëndrueshëm me vitet e mëparshme: shumica e rasteve të donacioneve të destinuara për personat në nevojë ekonomike ishin në formë efekti afatshkurtër (97.4% në 2023), duke përfshirë furnizime, ndihmë humanitare dhe strehim individual. Ky trend vazhdon edhe për sa i përket vlerës së donacioneve. Në anën tjetër, për popullsinë nga komunitetet lokale, frekuenca e dhurimit me efekte afatgjata dhe afatshkurtra është më e balancuar, me 46.9% të të gjitha rasteve të drejtuara drejt bursave dhe pajisjeve. Gati 90% e të gjitha rasteve të donacioneve dhe 95% e vlerës së regjistruar për personat me probleme shëndetësore u ndanë për trajtime mjekësore. Për personat me aftësi të kufizuara, pak më pak se 46% e rasteve të donacioneve kishin efekte afatgjata, duke përfshirë pajisjet dhe shërbimet sociale. Në përgjithësi, shpërndarja e mbështetjes me këto dy lloje efektesh ka mbetur relativisht e qëndrueshme gjatë viteve të fundit. 

Grafiku 2. Efektet e synuara të dhurimit sipas grupit kryesor të përfituesve përfundimtarë– 2023 (% e rasteve) 
Shkarkoni infografikën në PDF 
 
Shembuj të dhurimit 

1. Gjatë fushatës "Me ne, jo për ne" për ta shënuar Ditën Botërore të Sindromës Down, Down Syndrome Kosova mblodhi me sukses 53,588 euro përmes aksionit të tyre "Një kartolinë për ty". Korporata, SME, OSHC, individë e më gjerë iu bashkuan fushatës duke blerë kartolina të bëra nga komuniteti i personave të prekur nga Sindroma Down, përmes të cilave ofrohet mbështetje për blerjen e shërbimeve terapeutike dhe psiko-sociale për personat me Sindromën Down. 

Lexo më shumë: Ndërtimi i të nesërmes më të ndritshme: Mbështetja Filantropike e Kosovës për Mirëqenien e Fëmijëve | Giving Balkans   

2. Me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për fenomenin e rrezikshëm por ekzistues të trafikimit të qenieve njerëzore, në mars të vitit 2023, në Klan Arena u organizua një gala koncert i quajtur “Gratë Artiste për Komunitetin”. Përveç rritjes së ndërgjegjësimit, qëllimi i koncertit gala ishte mbledhja e fondeve në mbështetje të “Qendrës për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (MVPT)”. Nëpërmjet këtij eventi, donatorët mundësuan vazhdimin e punës së MVPT-së në ofrimin e një strehe të sigurt, të ngrohtë dhe komode, si dhe një mjedis jetese të shëndetshëm dhe produktiv për gratë ndërkombëtare dhe vendase të prekura nga trafikimi. 

Lexo më shumë: Mbështetja Filantropike e Kosovës për të Drejtat dhe Mirëqenien e Grave | Giving Balkans 

3. Mbi 300 persona morën pjesë në manifestimin “Të vallëzojmë për nënat dhe fëmijët” organizuar nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, i mbajtur më 3 nëntor në Sheshin 21, Prishtinë. Qëllimi i aktivitetit ishte mbledhja e fondeve për nënat dhe fëmijët në nevojë. Bileta e hyrjes kushtoi 30 euro ndërsa gjithsej  23,890 euro (rreth 26,000 dollarë amerikanë) u mblodhën në total. Në mesin e të pranishmëve ishin edhe shumë fytyra publike, ndër to edhe presidentja e shtetit, Atifete Jahjaga. 

Lexo më shumë: ‘Le të vallëzojmë për nënat dhe fëmijët’ mblodhi 23,890 EUR (rreth 26,000 USD) | Giving Balkans  

 

Ky raport është bërë i mundur nga mbështetja bujare e popullit amerikan nëpërmjet Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja është përgjegjësi e Catalyst Balkans dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.